Maqedoni

Plani rajonal i Shkupit, 6 milion euro për zhvillim të vendbanimeve rurale

27.11.2017 17:21

6 milion euro janë ndarë për vitin e ardhshëm për zhvillimin e planit rajonal të Shkupit...

17 komuna të Shkupit do të kenë mundësi që nëpërmjet projekteve t’i zhvillojnë vendbanimet rurale.
 
Kryetarët e komunave nga plani rajonal i Shkupit nga java e ardhshme do të fillojnë të përgatisin dokumentacionin për projektin, me çka veç më janë caktuar problemet për të cilat duhet të punojnë për të siguruar zhvillim të barabartë rajonal.
 
“Bashkëpunimin vijues të komunave në planin rajonal të Shkupit e shoh në përgatitjen e përbashkët të strategjisë dhe programit për zhvillimin e rajonit, përgatitjen e planit aksional, për implementimin e programit të planit rajonal dhe posaçërisht do të përkushtohemi në zhvillimin e vendeve me nevojë specifike”,- u shpreh kryetari i komunës Gazi Babë, Borçe Georgievski.
 
Nga ministria përkatëse thonë se Vetëqeverisja Lokale do të ketë mbështetje të plotë për infrastrukturë, ujë dhe jetë më të mirë në fshatra. 
 
“Edhe në planin rajonal të Shkupit janë dallimet e mëdha midis pjesës urbane dhe pjesës rurale, dhe për këtë arsye dua të rekomandoj që këshilli t’i vë më shumë vëmendje këtij problemi. Kemi shumë punë për të bërë për të arritur deri te përqindja e parashikuar, që është 1% me rreth 100 milion euro”,- theksoi zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Dejan Pavllevski.
 
Nëpërmjet projektit i cili do të zhvillohet në bashkëpunim me qeverinë zvicerane, qeveria qendrore nga muaji i ardhshëm do të ketë mbikëqyrje të plotë për mbështetjen financiare që do ta marrin të gjitha komunat. 
 
BESIM ABDULLAI