Botë

Korçë, mbledhje e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës

27.11.2017 18:00

Në qytetin e Korçës u mbajt mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë...

Kjo ditë ka shërbyer që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të bëjë të ditur vendosmërinë për të vijuar dialogun me Serbinë, me shpresë për njohje nga kjo e fundit.

Derisa kryeministri Rama gjatë fjalës së tij është ndalur në lehtësitë e shkëmbimeve tregtare me Kosovën, duke njoftuar hapjen në Portin e Durrësit të Zyrës Operacionale për Kosovën. 

Gjatë rrugës për në Korçë, eskorta e kryeministrit Rama ka pësuar një aksident trafiku, nga i cili kanë mbetur të lënduar tre gardistë që shoqëronin kryeministrin, dy prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda.