Futboll

Sot dueli “Messi” Alpin përballë Lionel Messit

01.07.2014 17:40

Zvicra do ta kërkojë mrekullinë, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror, për herë të parë pas vitit të largët 1954...

Zvicra do ta kërkojë mrekullinë, për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror, për herë të parë pas vitit të largët 1954. Helvetët, për ta arritur një gjë të tillë, duhet të kalojnë një pengesë të quajtur Argjentinë, e cila ka në përbërje të saj shumë yje të kalibrit botëror si Messi, Di Maria, Higuain dhe shumë të tjerë.
 
Ekipi i Ottmar Hitzfeldit, pasi kaloi fazën e grupeve, ku mposhti Ekuadorin e Hondurasin, me gjithë humbjen e rëndë ndaj Francës do të mundohet ta shkruajë historinë, edhe pse nuk do ta ketë aspak të lehtë.
 
“Presioni është zhdukur tashmë, pasi ishte më i madh në ndeshjen me Hondurasin. Tani vetëm duhet të përqendrohemi në  ndeshjen me Argjentinën. I kam parë të gjitha videot e Messit. Një fitore ndaj tyre do të shkaktonte një zhurmë të madhe në gjithë botën”, theksoi futbollisti shqiptar, Admir Mehmedi.
 
I të njëjtit mendim është edhe një tjetër lojtar me origjinë shqiptarë, Valon Behrami që  është i bindur se Zvicra nuk do të dalë si e dorëzuar ndaj Argjentinës. Mesfushori I Napolit është shprehur se skuadra e tij I ka mundësit që t’ja dal për tu kualifikuar”
 
“Frika ndonjëherë është dicka pozitive pasi na jep më shumë forcë. Mund ta mposhtim sot Argjentinën dhe pse jot ë shpresojmë që të jenë në një ditë të keqe”. La selecion pritet të luaj me formacionin 4-3-3. Në portë do të jetë Romero. Në mbrojtje Roho, Garaj, Fernandez, Zabaleta. Përpara tyre do të aktivizohen Di Maria, Maskerano, Gago  ndërsa treshja e sulmit do të formohet nga Laveci,Messi dhe Higuain.
 
Argjentina duket se ka problem në sulm pasi pas dëmtimit të Agueros vendin e lënë bosh nga ai do ta plotësoj me shumë mundësi Di Maria ndërsa në pjesën e dytë Laveci do të pres të hidhet në fushë nga Sabeja.
 
Ndërkohë Otmar Hitzfield, më shumë mundësi do të rreshtojë në formacion edhe 4 shqiptarë në fushë, Shaqirin, Valon Behramin, Granit Xhakën, dhe Admir Mehmedin ndërsa Blerim Xhemaili do të qëndroj në stol i gatshëm për tu hedhur në fushë kur ti kërkohët nga trajneri.
 
Mjaftë interesante në sfidën e sotme do të jetë edhe përballja mes Lionel Messit dhe Xherdan Shaqirit. Mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje kësaj përballje. Ylli argjentinas ka shënuar katër gola në fazën e grupeve, ndërsa ylli kosovar, tre. Falë tripletë ndaj Hondurasit, Shaqiri ka marr epitetin “Messi i Zvicrës”.
 
Sa I përket statistikave, Argjentina ka 4 fitore dhe 2 barazim,ndërsa zvicerianët shpresojnë të bëjnë një magji për të fituar për herë të parë.