Botë

Meta në Medvegjë e Gjilan, shpaloset busti i Idriz Seferit

27.11.2017 19:16

Në Gjilan të Kosovës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi...

Në Gjilan të Kosovës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë zbuluar bustin e heroit të kombit, Idriz Seferit.
 
Gjatë fjalës së tij me rastin e eventit, Meta tha se ndihej shumë i lumtur që ishte i pranishëm për të nderuar figurën e Idriz Seferit, ndërsa theksoi se shqiptarët vërtet jetojnë në shtete të ndryshme, por janë një komb e të pandarë.
 
Derisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se shtatorja e Idriz Seferit po inaugurohet në vigjilje të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
 
Në Gjilani, president i Shqipërisë, Ilir Meta, ka arritur nga Medvegja e Luginës së Preshevës, ku në orët e hershme të mëngjesit u mirëprit nga përfaqësuesit shqiptarë të pushtetit lokal dhe qendror dhe nga qindra qytetarë.
 
Presidenti shqiptar me këtë rast ka ftuar Beogradin që ta njohë Pavarësinë e Kosovës.
 
LULJETA NDOKA