Maqedoni
28 nëntori në Shkup, manifestim në sheshin Skënderbeu
27.11.2017 20:01
Në të gjitha trojet etnike dhe diasporë, më 28 nëntor shënohet Dita e Shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar dhe flamurit kombëtar...

Me rastin e 105 vjetorit të kësaj feste nuk do të mungojnë edhe manifestimet në Shkup. Me moton Të Festojmë së bashku Festën e Flamurit Kombëtar – “Në një flamur të pandarë”, në orën 11:00
në Sheshi Skënderbeu do të mbahet një event me pjesëmarrjen e Ansambleve “Ibe Palikuqi”, “Emin Duraku”, “Shkupi”, “Karshiaka”, “Shqiponja” dhe “Drita e Dervenit”, të cilët do të prezantojnë një program të pasur artistik. Janë paraparë edhe manifestimet në Vlorë, Tiranë e Prishtinë.
