Botë

Në një plazh në Japoni është gjetur një anije me tetë trupa të pajetë

27.11.2017 20:37

Tetë trupa të pajetë, prej të cilave shumica janë shndërruar në skelete, janë gjetur sot në një anije të vogël nga druri...

Tetë trupa të pajetë, prej të cilave shumica janë shndërruar në skelete, janë gjetur sot në një anije të vogël nga druri, e cila ka lundruar deri në një plazh në Detin Japonez.
 
Roja bregdetare japoneze kumtoi se po tenton ta konfirmojë identitetin e viktimave.
 
Ekspertët vlerësojnë se bëhet fjalë për edhe një seri të fatkeqësive të anijeve koreanoveriore për peshkim, që kanë ndodhur gjatë javëve të kaluara. 
 
"Koreja e Veriut i ka detyruar njerëzit të peshkojnë më shumë peshq me qëllim që të kompensohet mungesa e ushqimit", konstatoi Seo Ju-suk nga Instituti për studime të Koresë së Veriut në Seul.
 
Joshihiko Jamada, profesor në universitetin japonez në Tokio, vlerësoi se me siguri bëhet fjalë për peshkatarë të pësuar, të cilët kanë lundruar në Detin Japonez dhe janë kapluar nga moti i keq./mia