Futboll
Shkëndija feston minimalisht
01.07.2014 21:54
Shkëndija e Tetovës me shum mund të madhë dhe lojë nënmesatare ka arritur të feston me një gol dallim kundër përfaqësuesit të Moldavisë...
Shkëndija e Tetovës me shum mund të madhë dhe lojë nënmesatare ka arritur të feston me një gol dallim kundër përfaqësuesit të Moldavisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese Liga Evropa.
Ti gëzohen këtij rezultati futbollistët “Kuq e Zi” apo jo do të dëshmon takimi I kthuimit pas një jave në Moldavi.
Ndeshja ishte e ngatht dhe pa gjallëri me ç’rast të parët në epërsi kaluan futbollistët e Shkëndisë pas një goli shumë të bukur të cilin e shënoi Vruqina në minutën e 45 nga një distancë prej mëse 20 metrash.
Me këtë rezultat u shkua në pushim dhe menjëherë sapo filloi pjesa e dytë Shkëndija ariti të shton epërsin ne 2 me O përmes Ivan Mitrovit I cili shënoi një gol të bukur I cili u përcoll me ovacione nga shikuesit të cilët ishin tubuar në numër të madh, mëse 6 mijë.
Nuk shkoi shumë kohë dhe mysafirët aritën të shënojnë golin e tyre të shpresës me autor Aleksandër Grosu nga pika e bardhë. Ky gol shkon në shpirt të Jasir Selmanit I cili ndali në mënyrë të palejueshme sulmuesin mysafir.
Me këtë rezultat përfundoi takimi dhe tash cdo gjë do të vendoset në ndeshjen e kthimit ku futbollistët Tetovarë do ta ken shumë vështirë për ta fituar këtë ndeshje e cila zhvillohet në terenin e skuadrës nga Moldavia ZIMBRU.
Për fund, do theksuar se loja e Shkëndisë ishte e ntgathtë dhe e zymtë edhe përkundër përforcimeve të shumta të cilat I bëri ekipi nga Tetova. Me këtë lojë vështirë se dilet jasht Tetovës…