VMRO-DPMNE reagon pas arrestimit të Çavkovit dhe dy deputetëve

28.11.2017 13:34

VMRO-DPMNE ka reaguar pas arrestimeve të ish-ministrit të brendshëm, Çavkovit....

VMRO-DPMNE ka reaguar pas arrestimeve të ish-ministrit të brendshëm, Çavkovit, dy deputetëve të saj dhe pjesëmarrësve të tjerë në dhunën e 27 prillit në Kuvend. Në reagimin e kësaj partie thuhet se “VMRO-DPMNE-ja sot është sulmuar nga junta antishtetërore e Zoran Zaevit”.

“Policia sulmoi në shtëpitë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, anëtarët e Kryesisë Qendrore, funksionarë të mëhershëm partiakë dhe persona të tjerë publikë. Policia me urdhër të Zoran Zaevit nuk respektoi imunitetin e deputetit, por vetëm urdhrat partiake për qërim hesapesh me jo bashkëmendimtarët”,- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti thonë se sulmi i sotëm dhe arrestimi i funksionarëve të VMRO-DPMNE-së është përpjekje që të heshtet opozita dhe të dëmtohet revolta e partisë kundër të gjitha politikave antishtetërore që realizohen nga Qeveria e Maqedonisë gjatë periudhës së fundit.

Nga kjo parti kanë paralajmëruar protesta para Gjykatës Themelore në Shkup.