Xhaferi në Stokholm, Suedia mbështet integrimet e Maqedonisë

28.11.2017 13:45

Suedia është e gatshme t’i ndihmojë Maqedonisë edhe në nivel bilateral dhe ndërkombëtar....

Suedia është e gatshme t’i ndihmojë Maqedonisë edhe në nivel bilateral dhe ndërkombëtar, që vendi sa më shpejt t’i realizojë aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ky ka qenë qëndrimi i kryetarit të Riksdagut suedez, Urban Alin, në takimin me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferin.

Xhaferi gjatë vizitës në Suedi paraprakisht kishte takime edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Margot Valstrom, dhe mbretin suedez, Karli XVI Gustaf.