Sipërmarrësia, gratë munden, shfrytëzoni mundësitë për biznes

28.11.2017 15:29

Për të arritur sukses në biznes është e nevojshme të kesh vetëbesim dhe ide....

Për të arritur sukses në biznes është e nevojshme të kesh vetëbesim dhe ide,  por që një femër të ketë sukses në biznes ka shumë rëndësi të ketë edhe  përkrahje familjare.

Balanci i jetës familjare dhe biznesit është i rëndësishëm për familjen, u tha në konferencën “100 gra sipërmarrëse”.

Ekspertët në fushën e sipërmarrësisë femërore thonë se potenciali femëror në vendet e rajonit nuk shfrytëzohet sa duhet. Gratë janë të suksesshme në biznes, por hierarkia vazhdon të dominohet nga meshkujt.

“Femrat përfitojnë më pak nga meshkujt edhe pse në nivel botëror 26 për qind e femrave janë me shkollim të lartë, por në hierarki dhe pozitat udhëheqëse janë të vendosur meshkuj”,- deklaroi ekspertja për femrat sipërmarrëse, Diana Kobas – Deshkoviq.

Ministrja pa resor, Zorica Apostollovska, i porositi të gjitha gratë që t’i  shfrytëzojnë lehtësitë që u ofron shteti për të krijuat biznesin e tyre.

“Masat e reja ekonomike janë të disponueshme për të gjithë biznesmenët, për të gjitha kompanitë, për atë dëshiroj që të motivoj femrat që të tregojnë se edhe ato kanë sens për të bërë biznes dhe që ta dëshmojnë se dinë që t’i shfrytëzojnë mundësit që i jep shteti për të bërë biznes”,- u shpreh ministrja pa resor, Zorica Apostollovska.

Statistikat tregojnë se në vendin tonë 35 për qind e të punësuarve janë femra, ndërsa 56 meshkuj. Në Europë mesatarisht 55 për qind e të punësuarve janë femra. Pra, duhet bërë shumë edhe në këtë drejtim për të treguar se femrat dinë të drejtojnë punët, po aq mirë sa i drejtojnë familjet e tyre. (Gazmend Rexhepi, TVM2)