Personat me nevoja të posaçme, ligjet ndryshojnë, por implementimi shkon ngadalë

28.11.2017 17:30

Personat me nevoja të posaçme kanë nevojë për mbrojtje ligjore....

Personat me nevoja të posaçme kanë nevojë për mbrojtje ligjore. Ndryshimet në Ligjin për mbrojtje sociale kanë rregulluar disa gjëra, por ende jo mjaftueshëm.

Në Parlament është në procedurë Ligji për sigurim pensional dhe invalidor, i cili lejon mundësinë e trashëgimit të pensionit familjar tek personat me aftësi të kufizuar, të cilët deri tani nuk e kanë shfrytëzuar dot këtë të drejtë. Me masat aktive për punësim, vitin e ardhshëm është paraparë program i veçantë për asistencë personale. Trupi koordinues për të drejta të njëjta për personat me invaliditet, kërkon implementim të ligjeve e jo vetëm sjellje të tyre.

“Ne e dimë që gjendja shëndetësore e tyre nuk shkon duke u përmirësuar por duke u përkeqësuar, prandaj duhet të kenë të drejtën e trashëgimit të pensionit familjar. Do të bëjmë maksimumin, por në çdo ministri kemi nevojë për një person përgjegjës për zbatimin e politikave shëndetësore, infrastrukturore dhe arsimore për të marrë paketën e shërbimeve të nevojshme për këtë grup të qytetarëve”,,- deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

“Shpresoj se mundet më shpejt të implementohen disa masa, në veçanti në segmentin e qasjes, në të cilin tërësisht është sjellë i gjithë ligji legjislativ që tangon këtë gjendje. Por, për fat të keq implementimi shkon shumë vështirë. Edhe barrierat arkitektonike janë problem për këta persona”,- tha kryetari i Trupit koordinues nacional, Branimir Jovanovski.

Në konferencën e sotme u potencua se në të gjithë rajonin mungon personeli ndihmës i domosdoshëm për nxënësit me nevoja të posaçme. Problematike janë edhe rrugët për të verbrit si dhe përkthyesit e gjuhës së shenjave. (Farije Dauti-Bakiju, TVM2)