Arrestimet, Grubi: të lëmë drejtësinë të flasë
BDI nuk ka dashur të komentojë arrestimet e sotme. Deputeti, Artan Grubi...

BDI nuk ka dashur të komentojë arrestimet e sotme. Deputeti, Artan Grubi, tha se tashmë është koha që të flasë drejtësia, por edhe që të veprohet me maturi, pa nxitur tensione.
“Sundimi i së drejtës, sundimi i ligjit është parakusht për një Maqedoni demokratike dhe këtë parakusht duhet ta respektojmë të gjithë, për arsye se është pritshmëri jo vetëm e jona, e politikanëve, jo vetëm e mediave, por e gjithë shoqërisë. Prandaj duhet të japim hapësirë që drejtësia ta thotë të vetën pa paragjykime për asnjë institucion të vetëm dhe prandaj do ia lëmë procesit që të zhvillohet dhe ta shohim të vërtetën në fund. Unë uroj që të gjithë të jemi të matur, të gjithë të veprojmë syçelë në këtë situatë dhe të mos nxisim situata të padëshiruara, prandaj të gjithë duhet të japim kontributin që e vërteta të dalë në sipërfaqe duke respektuar çdo institucion, edhe deputetin, edhe politikanin, edhe prokurorin, edhe median dhe gjithë së bashku.
