Arrestimet, LSDM: institucionet e kanë obligim të zbardhin rastin
LSDM thotë se institucionet e kanë detyrim që të zbardhin të vërtetën për 27 prillin...

LSDM thotë se institucionet e kanë detyrim që të zbardhin të vërtetën për 27 prillin.
“Drejtësia duhet vënë në vend, sundimi i së drejtës duhet të funksionojë në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten më”,- thonë nga LSDM.
“Institucionet e kanë për obligim të veprojnë në pajtim me procedurat ligjore, duhet të ketë përgjegjësi për të gjithë pjesëmarrësit në dhunën e 27 prillit në Kuvend”,- thuhet në reagimin e LSDM-së.
"Maqedonia është shtet serioz, me institucione demokratike, të cilat kanë obligim para qytetarëve dhe Kushtetutës që të veprojnë sipas procedurave ligjore për zbardhjen e ngjarjeve të 27 prillit dhe përgjegjësi ligjore përkatëse për të gjithë të involvuarit.
Dhuna e 27 prillit, vlerëson LSDM, ishte sulm ndaj demokracisë në Republikën e Maqedonisë, ndaj rendit kushtetues, tentim për të rrezikuar jetën e deputetëve dhe si e tillë ishte sulm ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
