Papa Françesku në Mianmar: të respektohen të gjitha grupet etnike
E ardhmja e Mianmarit varet nga respektimi i të drejtave të “secilit grup etnik”, ka deklaruar papa Françesku në Mianmar...

Deklarata u interpretua si mbështetje e tërthortë për myslimanët Rohingya, të cilët kanë qenë subjekt i diskriminimit shtetëror për dekada dhe i shtypjes së dhunshme ushtarake në muajt e fundit.
Papa nuk e përmendi fjalën “Rohingya” në fjalimin e tij, por tha se njerëzit e Mianmarit kanë vuajtur “dhe vazhdojnë të vuajnë nga konflikti civil dhe armiqësitë”.
Papa tha se secili që e quan Mianmarin shtëpi, meriton t’i ketë të garantuara të drejtat themelore.
“Dallimet fetare nuk duhet të jenë burim i ndarjes dhe mosbesimit, por forcë për unitet, falje, tolerancë dhe ndërtim të shtetit”, tha Papa.
“Rohingya” është një term nxitës në Mianmarin me shumicë budiste, ku myslimanëve u mohohet shtetësia dhe quhen migrantë ta paligjshëm “bengalezë”.
Mbi 600,000 Rohingya kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh prejse ka nisur vala e fundit e dhunës në muajin gusht.
