Botë
Aeroplani i parë luftarak turk do të bëhet operativ deri në vitin 2023
28.11.2017 21:39
Aeroplani i parë luftarak turk TF-IKS do të bëhet operativ deri në vitin 2023...

Aeroplani i parë luftarak turk TF-IKS do të bëhet operativ deri në vitin 2023, deklaroi ministri turk i Mbrojtjes Nuretin Xhanikli.
"Ne do t'i përfundojnë të gjitha hapat sa është e mundur më shpejt. Nuk do të ketë ngadalësim", deklaroi Xhanikli në Londër, duke mos cekur datë të saktë.
Ai theksoi se shumë vende, mes të cilave edhe Britania e Madhe, japin mbështetje teknologjike në prodhimin e aeroplanit, por se Turqia për projektin nuk do të varet vetëm nga një vend apo kompani.
"Kur punon me vetëm një kompani apo kur varesh nga një vend, mund të përplasesh me probleme të ndryshme në disa etapa të projektit", theksoi Xhanikli./mia
