Koreja e Veriut lëshon raketën e re. Peniani: Jemi një shtet bërthamor, kujdes ShBA
Koreja e Veriut edhe praktikisht i tregoi botës se ka tashmë kapacitet për të goditur shtetet amerikane, e madje edhe kryeqytetin Uashington...

Peniani lëshoi një raketë të re ndërkontinentale të llojit Huasong 15, në praninë e udhëheqësit, Kim Jon Un, duke proklamuar se tashmë është një shtet bërthamor.
E lëshuar në errësirë në orët e para të së mërkurës, pavarësisht se ra në ujërat e Japonisë, ajo fluturoi më lart se çdo raketë tjetër e testuar më parë. Sipas të dhënave të para të publikuara nga Seuli e konfirmuara nga Pentagoni, raketa kishte një trajektore tepër të lartë, arriti shpejtësinë maksimale të 4 500 km dhe më pas fluturoi për 53 minuta duke përshkuar 960 km para se të binte në det. Por, sipas llogarive, mund të kishte fluturuar për 13 mijë.
Sipas deklaratës së Penhianit, raketa ishte një armë mbrojtëse kundër politikës imperialiste amerikane të shantazhimit bërthamor e nuk përbënte rrezik për vendet e tjera. Edhe në të kaluarën Veriu ka pretenduar se mund të godasë ShBA-të, por kjo është hera e parë që thotë se mund ta bëjë me këtë lloj të ri rakete, që është një version i përmirësuar i të tjerave.
Sipas një analize të Unionit të shkencëtarëve me bazë në ShBA, raketa mund të kishte mbërritur me të vërtetë në ShBA, por ajo kishte një testatë të lehtë, çka e bën të vështirë mbajtjen e një ngarkese bërthamore për një distancë të tillë.
