Kuvendi duhet të prononcohet për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve
Komisioni për çështje të rregullores së imunitetit dhe mandatit pritet që sot të debatojë rreth kërkesën së Gjykatës Penale...

Komisioni për çështje të rregullores së imunitetit dhe mandatit pritet që sot të debatojë rreth kërkesën së Gjykatës Penale për marrjen e imunitetit të gjashtë deputetë të cilët Prokuroria i ngarkon për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit” lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill.
Kërkesat nga gjykata dje kanë mbërritur në Kuvend, por pritej që kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, të kthehet nga udhëtimi në Suedi. Sipas rregullores së Kuvendit, Xhaferi duhet t'i përcjellë kërkesat deri te kryetari i Komisionit për çështje të rregullores së mandatit dhe imunitetit, Pavle Bogoevski, i cili duhet të caktojë seancë në të cilën duhet të vendosë për to.
Bogoevski dje paralajmëroi se seancë do të caktojë menjëherë sapo ta marrë njoftimin nga kryetari i Parlamentit.
