Maqedoni
Qeveria miratoi Projekt Ligjin për Amnisti
29.11.2017 12:56
Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi projektligjin për amnisti...

Qeveria e angazhoi Ministrinë e Drejtësisë ta ripërpilojë tekstin e Projekt Ligjit për Amnisti, si tekst i një projekt-ligji që miratohet me procedurë të rregullt dhe të parashikojë një dispozitë me të cilën do të përcaktohet data, që lidhet me veprat penale të parashikuara nga dispozitat e këtij projekt ligji të kryera deri më 20.09.2017.
Qeveria, sipas pres shërbimit, e theksoi nevojën për të organizuar një debat publik dhe një debat të hapur mbi këtë temë dhe e angazhoi Ministrinë e Drejtësisë që ajo t’i organizojë sipas tekstit të dispozitave të Projekt ligjit dhe në Qeveri të parashtrojë një tekst të ri të korrigjuar të projekt-ligjit, pas kalimit të periudhës së konsultimeve dhe pas përfundimit të debateve publike dhe debateve të hapura.
