Edhe një i akuzuar për "Dhunën në Qendër" e pranoi fajin
Në vazhdimin e sotëm të gjykimit për lëndën "Dhuna në Qendër"....

Në vazhdimin e sotëm të gjykimit për lëndën "Dhuna në Qendër", fajin për vepër të kryer e pranoi edhe njëri prej 14-të të akuzuarve.
I akuzuari i parë Jordan Ristevski, pak para se gjykatësja ta shtyjë seancën e sotme dhe gjykimin ta caktojë për më 7 dhjetor, doli me pranimin se ndjehet fajtor dhe pendohet për veprën.
"Pas seancës së kaluar pasi i shqyrtova veprat për të cilat jam i akuzuar, dua të them se e pranoj veprën dhe jam penduar thellë", tha Riostevski në gjykatë.
Avokati i tij Boro Ristevski, pas kësaj deklarate menjëherë hoqi dorë nga autorizimi dhe sqaroi se për momentin ka kuptuar për pranimin e fajit nga klienti i tij.
Prokurorja Fatime Fetari kërkoi procedura për të të ndahet dhe gjykimi për të të vazhdojë menjëherë.
Gjykatësja Tatjana Mihajlova u tërhoq nga vendimi nëse procedura e ndarë për Ristevskin do të vazhdojë sot apo të caktohet seancë e re.
Fajin për ngjarjet para komunës Qendër në vitin 2013, paraprakisht e pranoi edhe i akuzuari i katërt Tomislav Lazarov, i cili në procedurën e ndarë mori dënim gjashtëmujor me kusht, nëse në afat prej dy vjetëve nuk kryen vepër penale.
Në seancën e sotme erdhi edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskli i cili është i akuzuar në "Dhunën në Qendër" së bashku me ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakiveski, deputeten Daniela Rangelova si edhe 11 persona të tjerë.
