Botë

Haga e shpall fajtor, Praljak pi helm në sallën e gjyqit

29.11.2017 15:25

Gjykata e Hagës ka dënuar edhe një tjetër kriminel nga lufta në Bosnjë...

Slobodan Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar. Por, vendimi nuk i ka pëlqyer Praljakut, i cili e ka dramatizuar situatën duke pirë një shishe helm në sallën e gjyqit.

Gjykata ka suspenduar seancën pas kësaj ngjarje, është thirrur menjëherë urgjenca dhe është ndërprerë çdo transmetim televiziv nga salla. Praljak është njëri nga gjashtë ish liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës. Ai akuzohet se, edhe pse e ka ditur që forcat ushtarake iu afroheshin myslimanëve në Prozor për t’i vrarë, nuk bëri asgjë për t’i penguar.