MAQEDONI

Ndryshimet klimatike ndikim edhe në Maqedoni

02.07.2014 15:27

Maqedonia ka qenë sot nikoqire e konferencës së parë rajonale për adaptimin e ndryshimeve klimatike.......

Maqedonia ka qenë sot nikoqire e konferencës së parë rajonale për adaptimin e ndryshimeve klimatike.

Para të pranishmëve, ministri i Ambientit, Nurhan Izairi, theksoi se raporti i fundit i panelit ndërqeveritarë për ndryshimet klimatike, flet për rreziqet kryesore për rajonin e Evropës, siç janë: rritja e humbjeve të njerëzve dhe humbjet ekonomike, për shkak të përmbytjeve dhe daljes së lumenjve nga shtretërit, rritja e ndikimeve negative ndaj shëndetit dhe aftësive punuese, për shkak të valëve ekstreme të nxehta, ndikimet negative në rendimente, cilësia e ajrit dhe mungesa e ujit, që do të kenë pasoja edhe mbi energjetikën dhe industrinë.

“E gjithë kjo e vërteton ndjeshmërinë e rajonit tonë nga ndryshimet klimatike dhe e riafirmon nevojën e veprimit të përbashkët, në rritjen e qëllimit të Kombeve të Bashkuara për ngritjen e temperaturës nën  dy gradë celsius deri në fund të këtij shekulli. Drejt këtij qëllimi janë drejtuar edhe aktivitetet rrjedhëse të Shtetit tonë. Punojmë në analizën e skenarëve të ndryshëm, ndërsa rezultatet do të transformohen në një dokument politik, të cilin do ta miratojë Qeveria para samitit të Parisit në vitin 2015”, - deklaroi ministri i Ambientit, Nurhan Izairi.

Po ashtu sfidë për vendin mbetet miratimi i legjislacionit të Bashkimit Evropian në sferën e ndryshimeve klimatike, tha ministri Izairi.

Ndërsa sipas euroambasadorit, Avio Orav, ndotja, ngrohja globale, zhdukja e llojeve të kafshëve dhe bimëve dhe humbja e jetës së njerëzve janë pjesë e pasojave të ndryshimeve klimatike, zgjidhja e të cilave kërkon qasje serioze.

“Patjetër t’i ndalim ndryshimet klimatike dhe patjetër të reagojmë menjëherë. Por, zbutja dhe masat nuk janë të mjaftueshme që të pengohen të gjitha efektet, krahas zbutjes, patjetër duhet edhe të adaptohemi”, theksoi ambasadori i BE-së, Avio Orav.

Në këtë drejtim, Orav tha se janë të nevojshme strategjitë adaptuese në të gjitha nivelet e administratës, si në nivel lokal dhe nacional, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

Ndërsa kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, theksoi se Shkupi është pjesë e kartës së BE-së të vitit 2009, të cilën e kanë nënshkruar 6 mijë kryetar komunash, me të cilën duhet të tejkalohen qëllimet e vendosura nga BE-ja për vitin 2020, për reduktimin e dioksidit të karbonit me të paktën 20 për qind.

Ndërsa në vitin 2009, Qyteti i Shkupit ka përpiluar studim për efikasitet energjetik në objektet në kompetencë të qytetit, ku janë përfshirë 68 objekte. (Gyltene Sinani, TVM2)