Botë

Festa e Çlirimit të Shqipërisë, të majtët festojnë 29 nëntorin, PD bojkoton

29.11.2017 19:55

Presidenti, kryeministri dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kremtuar sot Festën e Çlirimit të Shqipërisë, 29 nëntorin...

Në festime ka munguar Partia Demokratike, e cila nuk e njeh datën 29 si ditën e çlirimit, por datën 28 nëntor.
 
Ilir Meta, Gramoz Ruci dhe Edi Rama kanë kryer homazhe dhe vendosën kurora me lule tek monumenti “Nëna Shqipëri” në nderim të 28 mijë dëshmorëve që ranë në luftë.
 
Pak momente pas largimit të zyrtarëve të lartë, mbërritën tek Dëshmorët e Kombit përfaqësues të Partisë Komuniste me fotot e Enver Hoxhës.
 
Adhuruesit e Enver Hoxhës nuk e zbehin mbështetjen e tyre, pavarësisht krimeve të komunizmit. 
 
Ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se Shqipëria e sotme është larg asaj çka kishin pritur dëshmorët e atdheut.
 
Partia Demokratike njeh 28 nëntorin si ditën e çlirimit, duke pretenduar se armiku i fundit është larguar nga Shqipëria pikërisht në këtë ditë.
 
LULJETA NDOKA