Në Gjermani arrestohet një sirian, i dyshuar për terrorizëm

29.11.2017 20:27

Policia gjermane arrestoi një sirian 19-vjeçar, kërkues të azilit, nën dyshim se ka planifikuar të kryejë sulm terrorist...

Ky person ka qenë i dyshuar për vepra të tjera penale të kryera në qershor, ndërsa pas bastisjes së fundit në banesën e tij në Bavari, ka filluar hetim kundër tij për terrorizëm.
 
Policia gjermane në banesën e tij ka gjetur simbole të organizatës terroriste "Shteti Islamik", dokumente, udhëzime për përpunimin e bombave, vendosjen e tyre në kamion, si dhe video, në të cilat SHI-ja ndërmerr përgjegjësi për sulme.
 
Siriani në Gjermani ka arritur në vitin 2015 gjatë valës së emigrantëve nga Siria, Afganistani dhe Iraku./mia