Maqedoni
Arrestimet, vazhdojnë protestat në Shkup
30.11.2017 11:28
Edhe për sot VMRO ka thirrur qytetarët në protestë para gjykatës penale, e cila duhet të japë vendim pas ankesave të të arrestuarve për dhunën e 27 prillit në kuvend...

Protestat e mbrëmshme para MInistrisë së Drejtësësisë, nuk kishin shumë pjesmarrës dhe zgjatën vetëm 45 minuta, por nga ai tubim ku mori pjesë edhe lideri I VMRO-së Nikolla Gruevski, funksionarët e lartë të opozitës ripërsëritën se të arrestuarit janë qytetarë të pafajshëm që mbrojtën shtetin më 27 prill, por që u kthyen në viktima të politikës me qëllim, që sic thanë, të tërhiqet vëmendja e opinionit nga axhenda politike e qeverisë së re.
Sipas tyre, cdo revanshizëm hap rrugën për revanshizëm të ri dhe prandaj qeveria duhet të tregohet e kujdesshme. Ata edhe mbrëmë kërkuan lirimin pa kusht të të gjithë të burgosurve.
