Maqedoni

Rasti “Tortura”, Apeli i pranoi “bombat” si dëshmi

30.11.2017 12:20

Gjykata e Apelit solli vendim që materialet e përgjuara, apo të ashtuquajturat “bomba”, të mund të shfrytëzohen si dëshmi gjatë procesit gjyqësor edhe për rastin “Tortura”...

Rasti “Tortura” ka të bëjë me burgosjen e liderit të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” dhe ish-ministrin e brendshëm, Lube Boshkoski.

I akuzuari kryesor në këtë rast  është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ndërsa i akuzuari i dytë është ish-komandanti i njësitit “Alfat”, Ivica Antevski-Puki. Ata ngarkohen me veprën penale “torturim” dhe veprime dhe dënime tjera të liga dhe jonjerëzore.