Maqedoni

Rasti “Dhuna në Qendër”, sot vendimi për Ristevskin, dje ai e pranoi fajin

30.11.2017 12:32

Gjykata Penale duhet ta sjellë sot aktvendimin për të akuzuarin e pestë në lëndën e PPS-së “Dhunë në Qendër”, Jordan Ristevski, i cili dje pranoi fajin me vetiniciativë...

Gjykimi për 13 të akuzuarit e tjerë është caktuar për më 7 dhjetor. Paraprakisht, prokurorja, Fatime Fetai, kërkoi që procedura për të të ndahet dhe gjykimi për të të vazhdojë menjëherë.

Fajin për ngjarjet para komunës Qendër në qershor të vitit 2013 tashmë e ka pranuar edhe i akuzuari i katërt, Tomisllav Lazarov, i cili në procedurë të rregullt mori dënim me kusht prej gjashtë muajve, nëse në afat prej dy viteve nuk bën ndonjë vepër tjetër penale.

Fetai dje tha se pret vendimin të cilin do ta shpallë gjykata të jetë i njëjtë si në rastin me Tomisllav Lazarovin. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, e akuzoi gjykatën se punon me standarde të dyfishta dhe se seancat kundër funksionarëve të VMRO-së caktohen në procedura urgjente.