Botë
Raketa e Koresë së Veriut, ShBA nxit kombet të bojkotojnë Penianin
30.11.2017 13:23
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxitur të gjitha kombet të ndërpresin lidhjet diplomatike dhe tregtare me Korenë e Veriut, pas testit të fundit të raketave balistike të vendit...

Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadorja e ShBA-ve, Nikki Haley, tha se presidenti Trump i kishte kërkuar homologut të tij kinez të ndërpresë furnizimet e naftës në Phenian. Ajo tha se ShBA-të nuk do të donin një konflikt, por regjimi i Koresë së Veriut do të shkatërrohej plotësisht, nëse do të shpërthente lufta.
Paralajmërimi erdhi pasi Pheniani testoi një tjetër raketë, pas më shumë se 2 muajsh, të mërkurën në mëngjes, duke paralajmëruar ShBA-të të kenë kujdes pasi treguan tashmë se janë një shtet bërthamor.
