Botë
Java, rritet numri i të vdekurve nga cikloni
30.11.2017 13:46
Numri i të vdekurve në ciklonin “Cempaka”, që goditi ishullin qendror indonezian, Java, ka arritur në 21...
Nga Enti Meteorologjik i Indonezisë theksojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë gjetur edhe dy trupa të pajetë në zonën Yogyakarte.
Mijëra shtëpi dhe sipërfaqe bujqësore tërësisht janë përmbytur për shkak të daljes së lumit nga shtrati, ndërsa autoritetet dëmin e kanë vlerësuar në qindra miliona dollarë.
