Maqedoni

Komisioni pranon kërkesën e Gjykatës, imuniteti në duart e shumicës parlamentare

30.11.2017 14:07

Me 5 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, Komisioni për çështje të rregullores së mandateve dhe imunitetit...

Me 5 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, Komisioni për çështje të rregullores së mandateve dhe imunitetit e ka  pranuar propozimin e Gjykatës për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve të VMRO-së. Tani radhën e kanë deputetët që në seancë plenare të vendosin nëse këtyre deputetëve do t’u merret imuniteti. VMRO-DPMNE e ka bojkotuar seancën e sotme të Komisionit.
 
Pas miratimit të rendit të ditës, nënkryetari i Komisionit, Aleksandar Kiracovski, tha se sundimi i ligjit është prioritet për LSDM-në që kur vepronte si opozitë, por edhe tani që e ka mazhorancën në Kuvend. Institucionet kanë përgjegjësi të zbardhin dhe zgjidhin rastin e 27 prillin që drejtësia të vihet në vend. Askush nuk është mbi ligjin dhe ligji është i njëjtë për të gjithë, tha Kiracovski. 
 
Kuvendi, më së voni në afat prej tre ditëve nga marrja e kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos për kërkesën. Për heqjen e imunitetit të deputetit është e nevojshme shumica e thjeshtë prej 61 deputetësh. Pas njoftimit për paraburgim të deputetit, i cili nuk i referohet imunitetit, Kuvendi mund të vendos të zbatohet imuniteti ndaj deputetit, nëse kjo është e nevojshme për kryerjen e funksionit të deputetit.