Botë
Koreja e Veriut, Rusia akuzon SHBA se po kërkon të shtypë Kim Jong-un
30.11.2017 15:28
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar SHBA-të se po kërkojnë të provokojnë Korenë e Veriut në shtimin e programit të saj të raketave bërthamore...

Ai hodhi poshtë thirrjen e të dërguarës amerikane në Këshillin e Sigurimit të OKB për të shkëputur lidhjet me Korenë e Veriut pas testit të fundit të raketave balistike.
Rusia argumenton se sanksionet nuk i shërbejnë negociatave.
SHBA kanë paralajmëruar se qeveria e Koresë së Veriut do të "shkatërrohet plotësisht" nëse shpërthen lufta.
Të mërkurën, Peniani testoi raketën e tij të parë pas parë pas dy muajsh qetësi.
Sipas televizionit shtetëror koreano-verior, raketa e lëshuar të mërkurën, mbarte një kokë rakete të aftë për të rihyrë në atmosferën e tokës.
Lideri i vendit të izoluar, Kim Jong-un e cilësoi testimin si perfekt dhe si një zbulim të madh.
Nuk dihet ende nëse pretendimi i ngritur nga pala koreano-veriore është i vërtetë dhe ekspertët hedhin dyshime mbi aftësinë e vendit për të zotëruar një teknologji të tillë.
Testimi i raketës balistike interkontinentale të tipit “Hwasong-15” nxiti kritika të ashpra në rradhën e ndërkombëtarëve, teksa edhe Rusia dhe Kina, aleate të Koresë së Veriut, kërkuan që Peniani të heqë dorë nga programi bërthamor./Ora News
