Maqedoni
Vendimi i KEM
30.11.2017 13:27
Komisioni I Ankesave në Këshillin për Etikë në Media, pas ankesës së Suad Bajramit, për lajmin me titull, “ Uji në Tetovë, ISHP...

Komisioni I Ankesave në Këshillin për Etikë në Media, pas ankesës së Suad Bajramit, për lajmin me titull, “Uji në Tetovë, ISHP: Nuk e rekomandojmë për pje, presim analizat”, konstaton se ankesa ka bazë.
Komisioni për Ankesa ka vërtetuar se në tekstin kontestues, ka elemente të plagjiaturës. Anëtarët e Komisionit, konstatuan se dy paragrafe të tekstit të “Portalb”, në të cilën transmetohet qëndrimi i të punësuarit në Institutit për Shëndet Publik, janë marrë nga TVM 2, duke mos theksuar burimin e informatës. Kjo gjë është e dukshme nëse bëhet krahasim në paragrafet e publikuara në tekstin e “Portalb” dhe në tekstin kontestues të TVM 2:
“Ka shije të re, nuk ka erë. Prej dje jemi të njoftuar dhe i kemi bërë analizat fillestare. Sipas tyre, uji i pijshëm në Tetovë është në korniza të normales. Nesër do t’i publikojmë rezultatet e dyta, ndërkaq Instituti për Shëndet Publik në Shkup po bën analizë të zgjeruar për rastin në fjalë. Ka shije jo të zakonshme dhe për atë nuk kemi bazë që të themi se e ndalojmë për përdorim, por nuk e rekomandojmë të përdoret derisa të dalin edhe rezultatet prej analizës së zgjeruar, të cilën presim ta marrim të enjten”, thotë për Portalb.mk, dr. Ratko Davidovski, nga Instituti për Shëndet Publik.
“Ka shije të re, nuk ka erë. Prej dje jemi të njoftuar dhe i kemi bërë analizat fillestare. Sipas tyre, uji i pijshëm në Tetovë është në korniza të normales. Nesër do t’i publikojmë rezultatet e dyta, ndërkaq Instituti për Shëndet Publik në Shkup po bën analizë të zgjeruar për rastin në fjalë. Ka shije jo të zakonshme dhe për atë nuk kemi bazë që të themi se e ndalojmë për përdorim, por nuk e rekomandojmë të përdoret derisa të dalin edhe rezultatet prej analizës së zgjeruar, të cilën presim ta marrim të enjten”,- thonë nga Instituti për Shëndet Publik.
Komisioni ka konstatuar se në tekstin kontestues, TVM 2 ka shkelur nenin 12 të Kodit të Gazetarëve të Maqedonisë, në të cilin thuhet se:”Plagjiatura është e papranueshme dhe citatet nuk guxojnë të shfrytëzohen, pa theksuar burimin ose autorin”.
Në paragrafin 2 të të njëjtit nen, thuhet se:”Nëse informata merret ose e parafrazohet nga një media tjetër, vepër autoriale ose hulumtim, patjetër duhet të theksohet burimi".
Në punën e komisionit, morrën pjesë anëtarët, Mirçe Adamçevski, Sefer Tahiri, Teofil Blazhevski, Goce Gerasimovski, Filip Gjurçinovski dhe Bekim Ajdini.
