SHGM kundërshton ndryshimet në ligjin e mediave

02.07.2014 15:53

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, kërkon nga Qeveria që t’i tërheq propozim-ndryshimet për Ligjin për Mediat Audio dhe Audio-vizuele, të cilat janë të propozuara në Kuvend për miratim me procedurë të shkurtuar...........

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, kërkon nga Qeveria që t’i tërheq propozim-ndryshimet për Ligjin për Mediat Audio dhe Audio-vizuele, të cilat janë të propozuara në Kuvend për miratim me procedurë të shkurtuar.

Me këto ndryshime propozohet që dy anëtarët e Këshillit Programor të RTM-së, në të ardhmen të propozohen nga dy Shoqatat e Gazetarëve, e jo vetëm nga SHGM-ja dhe ndryshimi tjetër është  dëmtimi i buxhetit të RTVM-së me lirimin e taksës radiodifuzive nga ana e shfrytëzuesve të ndihmave sociale.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, duke kundërshtuar propozimin, thotë se në asnjë vend demokratik Ligjet e Mediave nuk miratohen pa debat publik.

“Qeveria intervenon në pjesën e propozuesve të anëtarëve të Këshillit Programor të Radio Televizionit Maqedonas. Zgjidhja aktuale parashikon që Shoqatat, shumicë e gazetarëve të Maqedonisë, t’i propozojë dy anëtarët e Këshillit të RTM-së, ndërsa me ndryshimet e fundit propozohet që dy Shoqata të jenë propozues. Ne vlerësojmë se Qeveria së pari të zbatojë Ligjin, e pastaj ta ndryshojë, por kjo duket qartë se dy anëtarët e Këshillit të RTM-së do t’i propozojë SHGM-ja. Kjo dëshmon se Qeveria i ndryshon Ligjet që nuk i shkojnë për shtati asaj”, deklaroi kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.

SHGM-ja ka mirëkuptim për propozim-ndryshimet në pjesën ku shfrytëzuesit e ndihmave sociale të amnistohen nga taksa radiodifuzive, por kërkojnë që kjo pjesë të mos e dëmtojë buxhetin e RTVM-së dhe e njëjta të kompensohet nga mjetet qeveritare.

SHGM-ja shpreson se Qeveria do t’i tërheqë propozim-ndryshimet dhe për të njëjtat do të kërkojë edhe opinion të Shoqatave të Gazetarëve dhe gazetarëve. (Afrim Tanallari, TVM2)