Maqedoni
Projekti për hekurudhën Kërçovë – Qafëthanë, Asani: projekti kompleton korridorit tetë
30.11.2017 18:00
Me ndihmën e BE-së, përkatësisht nëpërmjet IPA komponentës tre, ka përfunduar projekti final për ndërtimin e hekurudhës...

Me ndihmën e BE-së, përkatësisht nëpërmjet IPA komponentës tre, ka përfunduar projekti final për ndërtimin e hekurudhës nga Kërçova në drejtim të Strugës dhe Ohrit, deri në Kufi me Shqipërinë.
Bëhet fjalë për hekurudhë prej 63 kilometrash, për realizimin e të cilës janë të nevojshme 500 milion euro.
Drejtori i Hekurudhave, Irfan Asani, shpreson në mbështetje të mëtejme të BE-së për ndërtimin e kësaj hekurudhe, që do të kompletonte hekurudhën e korridorit tetë prej 315 kilometrash, që fillon nga porti i Burgasit në Bullgari deri në portin e Durrësit në Shqipëri.
