Maqedoni

Takimi Sheqerinska-Boshkoviq, mbështetje integrimit euroatlantik të Maqedonisë

30.11.2017 18:23

Mali i Zi do të jetë promotori më i madh i interesave të Maqedonisë në procesin euroatlantik...

Mali i Zi do të jetë promotori më i madh i interesave të Maqedonisë në procesin euroatlantik, deklaroi ministri malazez i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, pas takimit me ministren maqedonase të mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Boshkovski, me këtë rast tha se dy shtetet kanë lidhje të thella miqësore dhe se trashëgimia nga shteti i përbashkët mund të jetë platformë e shkëlqyer për ndërtim të marrëdhënieve të ardhshme. Boshkoviq po ashtu tha se përvoja e Malit të Zi për hyrje në NATO do të jetë në dobi të madhe për Maqedoninë.

Nga ana tjetër, ministrja Shekerinska tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është inspirim për të gjithë ne dhe është dëshmi se kur qëllimi strategjik është me të vërtetë i dëshiruar për të gjithë, ajo është e arritshme.

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Boshkoviq, u prit edhe nga kryeministri, Zoran Zaev, i cili, siç bëhet e ditur nga kabineti i tij, ka deklaruar se “për Qeverinë e RM-së, për qytetarët e vendit tonë dhe për interesat tona strategjike, siç janë integrimet euroatlantike, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, është shenjë e inkurajimit dhe për ne do të jetë me rëndësi shumë të madhe t'i referohemi përvojave të Republikës së Malit të Zi nga procesi i saj i anëtarësimit në Aleancën Veriatlantike”.

Derisa sipas ministrit malazez, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është me interes të posaçëm për vendin e tij dhe se ai sinqerisht pret që Maqedonia të jetë vendi i 30 anëtar i NATO-s.