Maqedoni
Shkup, takim joformal i drejtorive të doganave
30.11.2017 19:18
Në mars të vitit të ardhshëm pritet të fillohet me doganim të përbashkët mes Maqedonisë dhe Serbisë në vendkalimin kufitar Tabanoc...

Këtë e paralajmëroi drejtori i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë, Gjoko Atanasoski, në takimin joformal të drejtorëve të Drejtorive të Doganave nga Ballkani Perëndimor, që u mbajt në Shkup.
“Pika kufitare Tabanoc në kufirin Maqedoni - Serbi pritet të jetë i përfunduar në mars të vitit të ardhshëm dhe atëherë pritet të fillohet me doganim të përbashkët”,- deklaroi drejtori i Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë, Gjoko Atanosovski.
Doganimi i përbashkët pritet të zgjerohet edhe me vendet tjera të rajonit, u tha në këtë takim, ku u paralajmërua edhe rekonstruim i stacionit hekurudhor Tabanc dhe krijimi i shërbimeve për doganim të përbashkët edhe në pjesën e komunikacionit hekurudhor.
Me këtë takim joformal shprehim qartë gatishmërinë e administratave doganore, të punojnë së bashku dhe ashtu të japin kontribut për bashkëpunim rajonal, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, duke shtuar se me këtë synohet që rajoni të bëhet më atraktiv për investime dhe tregti për vendet europiane dhe botërore të cilët kanë qëllim për tregje më të mëdha se sa nga ajo që veçmas mund ta ofrojë secila nga shtetet tona.
“Operatorët ekonomikë do të kenë mundësi për të vepruar në një treg atraktiv prej afro 20 milion njerëz për investitorët e huaj edhe ato vendorë. Të thjeshtësohet procedurat doganore, t’i ndalojmë këto kolona të kamionëve, të cilët presin në pikat kufitare nëpërmjet mundësisë One Stop Shop apo një dogane si shërbim nga të dy vendet, dhe besoj se doganat do të na ndihmojnë që këtë dëshirë të qeverive të Ballkanit Perëndimor ta realizojmë”,- tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Edhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski, paralajmëroi thellimin e shërbimeve doganiere nëpërmjet forcimit të kapaciteteve operative me qëllim që të rritet kualiteti, të kontrollet në kohë dhe të arrihet thjeshtësim i procedurave.
GAZMEND KURTISHI
