MAQEDONI

Doracak: “Koncepti i të drejtave të njeriut për policinë”

02.07.2014 16:06

Mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut, e drejta për gjykim të drejt, e drejta për liri dhe mbrojtja nga diskriminimi, janë vetëm disa nga praktikat që zyrtarët policor vendor duhet t’i zbatojnë më lehtë dhe në formë më profesionale........

Mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut, e drejta për gjykim të drejt, e drejta për liri dhe mbrojtja nga diskriminimi, janë vetëm disa nga praktikat që zyrtarët policor vendor duhet t’i zbatojnë më lehtë dhe në formë më profesionale.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila mori pjesë në prezantimin e  doracakut “Koncepti i të drejtave të njeriut për Policinë”, tha se ky dokument është realizuar nga ekspert vendor dhe ndërkombëtar dhe përmban në vete të gjitha praktikat për parandalimin e trajtimit jonjerëzor dhe johuman. Sipas saj, ky botim do të  mundësojë që zyrtarët policor të kryejnë obligimet e tyre më lehtë dhe më profesionalisht.

“Jam e bindur se botimi “Koncepti i të drejtave të njeriut për Policinë”  në të ardhmen do të jetë  mjet themelor si në trajnimin e zyrtarëve policor, ashtu edhe gjatë punës së tyre të përditshme”, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Këshilli Evropian në kontinuitet punon në këtë koncept, me qëllim të përmirësimit të punës policore dhe demokracisë në vend.

“Zbatimi i Ligjit do të përforcojë mbrojtjen demokratike të të drejtave të njeriut te të gjithë partnerët”, theksoi shefi i delegacionit të BE-së, Aivo Orav.

“Konceptin që ne sot paraqesim, do të na shërbejë që të dëshmohet një përcaktim strategjik, që në  kontinuitet do punojë në përmirësimin e punës së përditshme dhe promovimin e të drejtave të njeriut”, potencoi drejtori gjeneral për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e së Drejtës në KE, Loren Braulio.

Doracaku "Koncepti i të drejtave të njeriut për Policinë", është përgatitur në kuadër të projektit “Përforcimi i kapacitetit të organeve që zbatojnë Ligjin për trajtim të duhur të personave të burgosur” dhe është e dedikuar për një periudhë 10 vjeçare. (Sanije Kasami, TVM2)