Unioni i Veteranëve të VMRO-së, kërkohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit
Unioni i Veteranëve të VMRO-DPMNE-së kërkon dorëheqjen e kryetarit aktual të kësaj partie, Nikolla Gruevskit...

Unioni i Veteranëve të VMRO-DPMNE-së kërkon dorëheqjen e kryetarit aktual të kësaj partie, Nikolla Gruevskit, si dhe shpërbërjen e Komitetit qendror dhe ekzekutiv.
80% e udhëheqësisë partiake po hetohet për krime, prandaj veteranët thonë se nuk pajtohen me vendimet e kësaj udhëheqësie.
Ilia Dimovski - Shatoro nga Unioni i Veteranëve të VMRO-DPMNE-së tha se "gjendja e partisë është e rënduar dhe ne vlerësojmë se udhëheqësia e tanishme nuk mund ta tejkalojë këtë gjendje.
Andaj kërkojmë që kryetari, Nikolla Gruevski, menjëherë të tërhiqet nga funksioni kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe njëherit duke u bazuar në statusin e partisë, të shpërndahet Komiteti qendror dhe ekzekutiv".
Ndërsa Goce Stojanovski tha se "deri tani trajtimi i Unionit të Veteranëve nga ana Nikolla Gruevskit ka qenë diskriminuese dhe nënçmuese”.
Por, Dare Markovski ishte i vetmi që ka votuar kundër këtyre kërkesave, duke vlerësuar se ato vinin nga LSDM dhe kanë për qëllim shkatërrimin e VMRO-së.
