Maqedoni

Penalja, seancë për lëndën e PSP-së “Treqind”

01.12.2017 11:19

Lenda e PSP-se 300 sot eshte serish në séancen ne Gjykatën Penale në të cilën i akuzuar është ish-ndihmësministri i Punëve të Jashtme...

Lenda e PSP-se 300 sot eshte serish në séancen ne Gjykatën Penale në të cilën i akuzuar është ish-ndihmësministri i Punëve të Jashtme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me furnizimin publik të 300 automjeteve.
 
Deri më tani gjykimi ishte shtyrë dy herë, sepse Popovski nuk vinte në gjykatë, ndërsa si shkak për mungesën e tij cekej gjendja e përkeqësuar shëndetësore e tij. Në seancën e fundit në të cilën mori pjesë Popovski, avokati i tij Boro Tasevski potencoi se i akuzuari ka ardhur në sallën e gjykatës vetëm për shkak të dyshimeve lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
 
Gjykata për debatin e sotëm kryesor e thirri mjekun i cili i ka dhënë pushim mjekësor Popovskit, për të dhënë sqarim për gjendjen shëndetësore, ndërkaq plotësisht me kërkesë të Prokurorisë do të thirret edhe psikiatri i cili do të thotë nëse i akuzuari mund ta ndjekë gjykimin.
 
Popovski dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski në mënyrë joligjore ka ndarë kontrata për shitblerje dhe mirëmbajtje të automjeteve të Porshe Maqedoni me ndermarrjet e perzgjedhura me oferta më të volitshme ekonomike. Per lenden 300 Gjykata e Apelit vendosi se bisedat e përgjuara mund të përdoren si material dëshmues.