GRUEVSKI-SEUL

Gruevski, për vizitë në Republikën e Koresë

02.07.2014 16:18

Biznesmenët korean mësuan për tatimet e ulëta, investimet në kuadrin arsimor, si dhe favoret në zonat zhvillimore industrialo-teknologjike.............

Para përfaqësuesve të kompanive koreane nga Industria Automobilistike Informatiko-teknologjike dhe të Turizmit, kryeministri, Nikolla Gruevski, i prezantoi reformat për avancimin e biznes-klimës.

Biznesmenët korean mësuan për tatimet e ulëta, investimet në kuadrin arsimor, si dhe favoret në zonat zhvillimore industrialo-teknologjike.

“Bashkërisht me Odat Ekonomike dhe 300 kompani, ne kemi punuar në detektimin e një numri të madh të problemeve, me të cilat përballen kompanitë. Ato i kemi eliminuar dhe krijuam klimë të favorshme”, deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski.

Turizmi mund të paraqesë fushë potenciale për bashkëpunim mes dy vendeve, thotë Kim Grejs, menaxhere e cila shprehu interesim që Maqedonia të njoftohet nga turistët korean.

“Shumë korean do të vizitojnë Maqedoninë, mendoj se vendi juaj është vend me bukuri natyrore dhe miqësore dhe sigurish do të bëhet destinacion turistik”, theksoi menaxherja, Kim Grejs.

Korea e Jugut është ekonomi tejet e zhvilluar, andaj nga ana jonë kërkohej angazhim maksimal për prezantimin e mundësive për investim”, - tha zëvendëskryeministri, Stavrevski.

“Është i rëndësishëm fakti që për herë të parë Qeveria e Gruevskit i prezantoi mundësitë që ofron vendi ynë, tatimet e ulëta dhe favoret e biznes-klimës”, potencoi zëvendëskryeministri, Zoran Stavrevski.

Shkëmbimi tregtar mes dy vendeve është i vogël, me ç’rast  eksporti arrin vlerën prej 670 mijë dollarësh, ndërsa importi vlerë prej 29 milion dollarësh. (Flutura Latifi, TVM2)