Botë

Sulmi në Stamboll, Gjeorgjia thotë se ka vrarë të dyshuarin

01.12.2017 14:37

Autoritetet në Gjeorgji kanë identifikuar njërin prej të dyshuarve të sulmit të vitit të kaluar në Turqi, gjatë një operacioni anti-terror në Tbilisi...

Sulmuesi i dyshuar është Akhmed Chatayev, një ekstremist çeçen, që thuhet të ketë qenë pjesëtar i grupit militant, “Shteti Islamik”.
 
Sipas autoriteteve turke, ai dyshohet të ketë qenë organizator i sulmit vetëvrasës me bombë, në aeroportin Ataturk në Stamboll, ku u vranë 45 persona në qershor të vitit 2016.
 
Një pjesëtarë i forcave speciale gjeorgjiane ka thënë se tre sulmues u vranë në këtë operacion. Autoritetet gjeorgjiane po hetojnë  se si këta persona të dyshuar kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në territorin e Gjeorgjisë.