O. H. “El Hilal”, organizon sofrën e iftarit
Shoqata Humanitare “El Hilal” edhe këtë vit vazhdon me organizimin tradicional, “Sofra e Ramazanit”..........

Shoqata Humanitare “El Hilal” edhe këtë vit vazhdon me organizimin tradicional, “Sofra e Ramazanit”.
Iftaret e organizuara gjatë “Muajit të Ramazanit”, sipas kryetarit të Shoqatës “El Hilal”, Bexhihudin Shehapi, kanë për qëllim të manifestojnë solidaritetin dhe humanitetin ndërmjet njerëzve, duke përfshirë kategoritë e ndryshme të nevojtarëve.
“Dymbëdhjetë vjet me radhë manifestohet një solidaritet dhe humanitet ndërmjet njerëzve. Kategori të ndryshme të nevojtarëve jetim, pastaj ata që nuk kanë punë e nuk janë në marrëdhënie të punës, familjet e ndryshme me të hendikepuar, familje të dëshmorëve, 28 net radhazi këtu në këtë sallë u shpërndajmë gëzimin e “Ramazanit” bashkë me aktivistët e “El Hilalit””, deklaroi kryetari i “El Hilal”, Bexhuhidin Vehapi.
Ky aktivitet organizohet 12 vite me radhë nga Organizata në fjalë, duke ofruar ushqime për 250 persona gjatë ditëve të “Ramazanit”. (Ardita Imeri, TVM2)
