Botë

“Artikulli 19”, analiza 10-vjeçare: liria e mediave, në nivelin më të ulët

01.12.2017 16:14

Liria e mediave në nivel global, në 10 vitet e kaluara, ndodhet në nivelin më të ulët...

Raporti i Grupit "Artikulli 19" në bashkëpunim me data bazën politike dhe sociale "V-Dem”, që ka monitoruar lirinë e mediave në 172 vende, tregon se vetëm në vitin 2016 në botë janë vrarë 79 gazetarë, ndërsa 259 janë burgosur.

“Censura në internet është bërë shumë më e shprehur prej vitit 2006, është rritur përdorimi i algoritmeve për mënjanimin e përmbajtjeve legale dhe jolegale me transparencë të vogël ndaj procesit apo marrja parasysh e të drejtave të njeriut. Për fat të keq, liria e të shprehurit është në goditje si në demokracitë, ashtu edhe tek regjimet autoritare",- thotë drejtori ekzekutiv i "Artikullit 19", Tomas Haxhos.

Gjithashtu, në raport ceket edhe se qeveritë i monitorojnë komunikimet private “si asnjëherë më parë" përmes miratimit të ligjeve të cilët mundësojnë mbikëqyrje ekstensive digjitale.

Ndër vendet ku vërehet rënie më e madhe në lirinë e të shprehurit në 10 vitet e fundit, është edhe Maqedonia, bashkë me Turqinë, Brazilin, Bangladeshin dhe Burundin.