Maqedoni

Laborator për drogë në Tetovë, arrestohen 6 shtetas nga Maqedonia e Serbia

01.12.2017 16:33

Është zbuluar në Tetovë laboratori më i madh për prodhimin e drogës sintetike në Ballkan...

Polica ka arrestuar 6 persona nga Maqedonia dhe Serbia, në një aksion të përbashkët të të dy vendeve, me mbështetje të DEA-s amerikane. Janë kryer bastiste në dy lokalitete në Tetovë dhe pesë lokalitete në Shkup.
 
Sipas informacioneve të para në laboratorin në shtëpinë në Tetovë janë zbuluar mbi 125 kilogramë drogë sintetike, apo rreth 500 mijë tablet kalgadon të preferuar nga luftëtarët e “Shtetit Islamik”, vlera e të cilës është mbi 2,5 milionë euro.
 
"Sektori për Krim të Organizuar dhe prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me ekip të përbashkët hetues nga Serbia në aktivitete të koordinuara me DEA-n, zbatoi hetim ndërkombëtar,  me qëllim të shkatërrimit të grupit të organizuar kriminel të involvuar në tregtinë ilegale, prodhimin dhe shitjen e drogës. Është zbuluar sasia më e madhe deri më tani sintetike në hapësirën e Ballkanit dhe nëse konfirmohen vlerësimet fillestare, do të jetë edhe një nga sekuestrimet më të mëdha në suaza botërore”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasosvki.