Maqedoni

Rezultatet e zgjedhjeve lokale, Gruevski paralajmëron dorëheqjen

01.12.2017 16:45

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në intervistën për portalin Kurir...

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në intervistën për portalin Kurir, paralajmëron se së shpejti para organeve partiake do të dorëzojë dorëheqjen e tij nga posti i kreut të VMRO-DPMNE-së.
 
Gruevski konsideron se dorëheqja e tij do të kontribuojë në përmirësimin e ambientit politik në vend pa marrë parasysh se cili do të jetë epilogu nga analiza për rezultatin e dobët i dalë nga zgjedhjet.
 
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ka paralajmëruar se do të marrë përgjegjësi për rezultatet e partisë në zgjedhjet e fundit dhe se së shpejti do të japë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të VMRO-DPMNE-së.
 
Dorëheqjen Gruevski e ka paralajmëruar te intervista dhënë portalit Kurir. Largimi nga pozita e kreut të partisë në një parti opozitare nuk është e kushtëzuar nga analiza partiake për zgjedhje, thotë Gruevski.
 
“Pa marrë parasysh se si do të jetë epilogu nga analiza për zgjedhjet, edhe nëse është i tillë, që faji im është i vogël ose më i vogël, ose do të vërtetohet që nuk kam faj objektiv për humbjen,  unë do të deponoj dorëheqjen time para organeve të partisë”,- thotë Gruevski.
 
Ai më pas pret të organizohet kongres i jashtëzakonshëm i partisë në të cilin do të duhej të zgjidhet kryetari i  VMRO-DPMNE-së.
 
“Ky hap është pjesë e parimeve dhe vlerave të mia themelore. Krahas kësaj, shpresoj se ky hap i imi do të ndihmojë edhe në zgjidhjen e atmosferës së përgjithshme politike”,- thotë Gruevski.
 
Edhe pse analiza për rezultatet zgjedhore pritet të përfundojë për një apo dy javë, Gruevski thotë se dorëheqja e tij mund të ndodhë edhe më herët nëse nuk ka lidhshmëri me përfundimin e analizës.
 
Gruevski në intervistë ka thënë se procesi hetues i Prokurorisë Publike për dhunën në Kuvend është revanshizëm klasik politik i LSDM-së ndaj VMRO-DPMNE-së.
 
FATOS MUSLIU