Vazhdojnë luftimet në Ukrainë
Forcat qeveritare të Ukrainës, kanë vazhduar ofensivën ushtarake kundër separatistëve pro-rusë në lindje, ku në 100 sulme ndaj pozicioneve të rebelëve, janë vrarë katër ushtarë............

Forcat qeveritare të Ukrainës, kanë vazhduar ofensivën ushtarake kundër separatistëve pro-rusë në lindje, ku në 100 sulme ndaj pozicioneve të rebelëve, janë vrarë katër ushtarë.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i ka dhënë fund armëpushimit 10 ditësh më 30 qershor.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka thënë se Poroshenko “ka të drejtë të mbrojë vendin e tij”. Mendim, të cilin nuk e ndan ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili ka thënë se vendimi i Poroshenkos “ka nisur një cikël të ri të gjakderdhjes”.
Ndërkohë, diplomatët francez kanë paralajmëruar një takim të ministrave të Jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë në Berlin, për të diskutuar mbi krizën e Ukrainës. (Leunora Kaliqi, TVM2)
