Maqedoni

Gjykata Supreme ka vendosur që 4 të akuzuarit në rastin “Monstra” të mbrohen në liri

01.12.2017 18:22

Gjykata Supreme vendosi që Agim Ismailoviq, Sami Luta, Haki Aziri, Fejzi Aziri të rastit “Monstra”...

Gjykata Supreme vendosi që Agim Ismailoviq, Sami Luta, Haki Aziri, Fejzi Aziri të rastit “Monstra” të mbrohen në liri me obligim që të paraqiten në gjykatë dy herë në javë dhe ata do të kenë ndalesë për lëshim të vendbanimit. 
 
Vendimin për rigjykim të rastit “Monstra”, Gjykata Supreme e shpalli një javë më parë. 
 
Për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës ngarkoheshin fillimisht 7 persona.
 
Para dy viteve njëri u liria nga akuza, ndërsa sot 4 të tjerë lirohen të mbrohen në liri.