KRIMINALITETI NË SHQIPËRI

Masa për uljen e krimit në Shqipëri

02.07.2014 17:06

Pas rritjes së kriminalitetit dhe ngjarjeve të pazbardhura, Ministria e Brendshme do të rishikojë projektligjin për armët......

Pas rritjes së kriminalitetit dhe ngjarjeve të pazbardhura, Ministria e Brendshme do të rishikojë projektligjin për armët.

Këto ndryshime konsistojnë në qëllimin që me armë të mos mund të pajiset çdo njeri, ndërsa do të zhduken nga qarkullimi kallashnikovët. Por, këto propozime kanë shkaktuar debat në Komisionin e Ligjeve.

Demokratët kanë akuzuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, se biznesmeni, Artan Santo, u vra nga njerëzit që ai ka liruar.

Deputeti demokrat, Eduard Halimi, tha se gjatë 6 muajve të fundit janë vrarë 13 biznesmenë, ndërsa kërkoi të dinte se me projektligjin e ri a do të vazhdojnë ende të vriten njerëz?

Biznesmeni, Artan Santo, u vra 6 ditë më parë në zemër të “Bllokut”, teksa po hynte në Bankën ku punonte. Ende nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen, e cila mendohet se ka qenë me pagesë. (Luljeta Ndoka, TVM2)