Rasti ”Monstra”, 4 të akuzuarit pas 5 vitesh dalin në liri

02.12.2017 14:00

Pas vendimit të djeshëm gjyqsor që 4 të akuzuarit në rastin”Monstra”....

Pas vendimit të djeshëm gjyqsor që 4 të akuzuarit në rastin”Monstra” të mbrohen në liri, Agim Ismailoviq, Sami Luta dhe Haki Aziri mbrëm arritën në shtëpitë e tyre, ndërsa pritet edhe lirimi i Fejzi Azirit, i cili ndodhet në burgun e Shtipit.

Sipas vendimit të gjykatës ata kanë obligim që të paraqiten në gjykatë dy herë në jave dhe ndalëse për lëshim të vendbanimit.Vendimi për mbrojtje në liri erdhi pas vendimit paraprak të Gjykatës Supreme për rigjykim të rastit Monstra.