Kërkojnë azil në Greqi, gjykimi për Grujesvkin e Boshkovskin, më 17 maj
Ish drejtori i Drejtorisë së 5 të MPB-së, Goran Gruevski dhe i punësuari tjetër në DSK, Nikolla Boshkovski....

Ish drejtori i Drejtorisë së 5 të MPB-së, Goran Gruevski dhe i punësuari tjetër në DSK, Nikolla Boshkovski, të akuzuar për përgjimet ilegale në rastet e PSP-së “Target “ dhe “Lëndina”, do të vazhdojnë të qëndrojnë në burgim ekstradues në Selanik , pasi kërkuan azil politik në Greqi
Këtë për “makfaks” e kanë konfirmujar avokatët e të akuzuarve. Gjykimi ndaj Grujevskit dhe Boshkovskit për kalim të kufirit me dokumenta të falksifikuara, që duhej të mbahej sot në Selanik, është shtyrë për më 17 maj, por ndërkohë më 13 dhjetor do të shqyrtohet kërkesa e autoriteteve maqedonase për ekstradim të të dy të akuzuarve për përgjimet ilegale, e cila u është dorëezuar autoriteteve greke më 6 nëntor.
Grujevski dhe Boshkovski, dy herë kanë dalë para gjykatës së Selanikut, por seancat janë shtyrë për shkak të mos pasjes së një përkthyesi gjyqësor.
Ata u arrestuan në aeroportin e Selanikut më 18 tetor për shkak të posedimit të pasaportave të falsifikuara, në tentim për të udhëtuar për në Budapest.
