Shtëpia e Bardhë, fajësia e Flynn nuk përfshin askënd tjetër
Michael Flynn, ish-këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump....

Michael Flynn, ish-këshilltar i presidentit amerikan Donald Trump, është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë pasi u shpall i fajshëm për mashtrim lidhur me hetimin mbi ndërhyrjet e Moskës në zgjedhjet presidenciale.
“Pranimi im i fajësisë dhe marrëveshja për të bashkëpunuar me zyrën e prokurorit special reflekton një vendim që kam marrë në interesin më të mirë të familjes time dhe vendit tonë. Pranoj përgjegjësinë e plotë të veprimeve të mia”, theksoi ai.
Michael Flynn u shpall fajtor pasi kishte dhënë deklaratë të rreme për hetuesit, në kuadër të çështjes ruse, njoftoi sot drejtësia amerikane. Gjenerali Flynn, që ka qenë drejtor i shërbimeve sekrete ushtarake të SHBA-ve, është anëtari i katërt i anëtarëve të rrethit të afërt të presidentit amerikan që është nën hetim nga prokurori special Robert Mueller. Flynn u shpall fajtor se kishte mashtruar për mbajtjen e shkëmbimeve me ambasadorin rus në Uashington në kohën e ish-presidentit amerikan Barack Obama, Sergei Kisliak. Ndërkohë reagoi Shtëpia e Bardhë.
“Asgjë në fajësinë e shpallur ndaj tij ku akuzat e ngritura nuk përfshijnë askënd tjetër përveç Flynn”, bëri të ditur një deklaratë e Ty Cobb, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë, në reagim ndaj këtij përparimi të rrufeshëm në çështjen ruse.
Duket sikur kërkon të minimizojë rolin e Flynn duke theksuar se ai mbajti postin e këshilltarit vetëm 25 ditë dhe e ka cilësuar ish-administrata Obama, ndërsa ka qenë ndër të parët që iu bashkua mbështetësve të kandidaturës së Donald Trump.
